Tramp do të nënshkruajë urdhër të ri për ndëshkim të shteteve federale të cilat nuk i respektojnë ligjet për emigracionin
- Presidenti amerikan, Donalld Tramp do të nënshkruajë urdhër të ri për ndëshkim të shteteve federale të cilat nuk i respektojnë ligjet për emigracionin. Me urdhrin, do të urdhërohen prokurorët federal dhe sekretari për siguri të brendshme të konstatojnë në afat prej një muaji cilat qytete dhe shteteve amerikane nuk i respektojnë ligjet federale për emigracion, deklaroi një përfaqësues anonim i Shtëpisë së Bardhë.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:36, 28 prill, 2025
Uashington, 28 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donalld Tramp do të nënshkruajë urdhër të ri për ndëshkim të shteteve federale të cilat nuk i respektojnë ligjet për emigracionin. Me urdhrin, do të urdhërohen prokurorët federal dhe sekretari për siguri të brendshme të konstatojnë në afat prej një muaji cilat qytete dhe shteteve amerikane nuk i respektojnë ligjet federale për emigracion, deklaroi një përfaqësues anonim i Shtëpisë së Bardhë.
Javën e kaluar një gjykatës federal e bllokoi vendimin e administratës së Trampit që t'u shkurtohen mjetet federale për autoritetet gjyqësore në dhjetëra shtete dhe qytete të cilat refuzuan të zbatojnë masa të rrepta qeveritare kundër emigrantëve.
"Presidenti Tramp planifikon sot të nënshkruajë urdhër ekzekutiv kundër tyre, që do të çojë drejt eskalimit ndaj shteteve dhe qyteteve të kryesuara nga demokratët të cilët nuk bashkëpunojnë tërësisht me autoritetet federale të emigracionit", tha përfaqësuesi.
Në 100 ditët e para të mandatit, Trampi ndërmori hapa urgjent për marrjen e statusit juridik të qindra mijë njerëzve, duke e hapur rrugën për deportim potencial të shumë personave, theksojnë agjencitë. ab/
Foto: МIА arkivi