Zelenski: Putini ka frikë nga negociata paqësore
- Presidenti rus Vladimir Putin ka frikë nga bisedimet për dhënien fund të luftës në Ukrainë, deklaroi mbrëmë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
- Post By Melahat Baftija
- 08:27, 29 janar, 2025
Kiev, 29 janar 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka frikë nga bisedimet për dhënien fund të luftës në Ukrainë, deklaroi mbrëmë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
"Sot Putini edhe një herë konfirmoi se ka frikë nga bisedimet, se ka frikë nga liderë të fuqishëm dhe se bën gjithçka që ta vazhdojë luftën", shkroi Zelenski në platformën X, pasi që presidenti rus i ka përjashtuar si mundësi bisedimet e drejpërdrejta me kolegun e tij ukrainas.
Putini paraprakisht sot deklaroi se konflikti në Ukrainë do të përfundojë në afat prej "dy muaj ose më pak" pa ndihmën ushtarake nga aleatët perëndimore për të. Ukraina momentalisht druan nga ulja drastike e ndihmës amerilkane me kthimin e Donald Trampit në pushtet.
Today, Putin once again confirmed that he is afraid of negotiations, afraid of strong leaders, and does everything possible to prolong the war. Every move he makes and all his cynical tricks are aimed at making the war endless.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 28, 2025
In 2014, Russia started a hybrid war against…
"Ata (ukrainasit) nuk mund të mbijetojnë, nuk do të mund të qëndrojnë as një muaj nëse mbeten pa para dhe pa municion fare. Gjithçka do të përfundojë për një muaj e gjysmë ose dy", tha Putini në një intetrvistë për Televizionin shtetëror rus.
Presidenti rus shtoi se negociatat për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë janë të mundshme, por përjashtoi bisedimet e drejtpërdrejta me presidentin ukrainas Volodimit Zelensk, të cilin ai e konsideron "të paligjshëm".
Pushtimi rus i Ukrainës filloi më 24 shkurt 2022. mb/
Foto: X