Zelenski: Krimea i takon Ukrainës
- Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski sot i ka hedhur posht pohimet e presidentit amerikan Donald Tramp se "Krimea do të mbetet me Rusinë", duke theksuar se gadishulli i takon Ukrainës.
- Post By Besnik Shuki
- 20:40, 25 prill, 2025

Kiev, 25 prill 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski sot i ka hedhur posht pohimet e presidentit amerikan Donald Tramp se "Krimea do të mbetet me Rusinë", duke theksuar se gadishulli i takon Ukrainës.
"Qëndrimi ynë është i pandryshuar: vetëm populli ukrainas ka të drejtë të vendosë se cilat territore i takojnë Ukrainës. Sipas Kushtetutës së Ukrainës, të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht ... i takojnë Ukrainës, popullit ukrainas", deklaroi Zelenski.
Ai shtoi se pajtohet me Trampin se "sot nuk kemi mjaftë armë për të rimarrë kontrollin e Gadishullit të Krimesë”.
Deklarata e Zelenskit erdhi pasi Tramp në intervistë për Tajm, të botuar sot, tha se "Krimea mbetet me Rusinë". bsh/
Foto: EPA