• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski kërkon nga Britania që t’i lejojë të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi

Zelenski kërkon nga Britania që t’i lejojë të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi

Kiev, 13 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka kërkuar nga Britania që të lejojë përdorimin e raketave me diametër të gjatë "Storm shedou" në sulmin ndaj Rusisë, pasi ai pretendon se një sulm ndërkufitar i ushtrisë ukrainase mund ta "rrëzojë" presidentin rus Vlladimir Putin.

Forcat ukrainase deri mbrëmë kontrolluan rreth 1.000 kilometra katrorë të Kurskut, rajon kufitar në Rusinë jugore, sipas gjeneralit të lartë të Kievit, ndërsa sulmi shënon pushtimin e parë të huaj në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton Telegrafi britanik.

Telegrafi raporton se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk i ka dhënë leje Ukrainës për të përdorur raketat "Storm shedou" si pjesë e sulmit në Kursk. "Nuk ka ndryshime", tha një burim qeveritar.

Presidenti i Ukrainës urdhëroi përgatitjen e një "plani humanitar" për qytetarët rusë në Kursk nën kontrollin e Ukrainës, ndërsa forcat ukrainase filluan ndërtimin e spitaleve në terren dhe fortifikatave si përgatitje për okupimin e zonës.

Zelenski udhëzoi përfaqësuesit e mbrojtjes dhe diplomatët që "të paraqesin listë të aktiviteteve të nevojshme në mënyrë që Ukraina të marrë leje nga partnerët e saj për të përdorur armë me rreze të gjatë veprimi për të mbrojtur territorin e saj".

Guvernatori i Kurskut, Aleksej Smirnov deklaroi se Ukraina tani kontrollon të paktën 28 ​​fshatra dhe qytete në zonë.

Ai tha gjithashtu se të paktën 12 persona kanë humbur jetën në sulm dhe se 121.000 qytetarë kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe se 59.000 të tjerë ka të ngjarë të zhvendosen.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR