• e martë, 15 tetor 2024

Zelenski e vizitoi frontin në rajonin Harkov

Zelenski e vizitoi frontin në rajonin Harkov

Kiev, 29 korrik 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot e ka vizituar pikën komanduese të avancuar të ushtrisë në zonën Vovçansk, në rajonin verilindor Harkov.

Kjo zonë ka qenë objektivi i ofensivës ruse që nga 10 maji, të cilës forcat ukrainase po i rezistojnë.

“Sot pata nderin të përgëzoj luftëtarët tanë të forcave speciale dhe t'u dhuroj dekorata zyrtare, tha Zelenski  në deklaratën publikuar në rrjetet sociale, duke shtuar se ai është mirënjohës për guximin e tyre dhe operacionet e tyre heroike prapa linjave të armikut.

Më 10 maj, forcat ruse hapën një front të ri duke sulmuar rajonin Harkov nga veriu. Ata po përpiqen të fitojnë qytetin e Vovçansk, i cili është ende në qendër të luftimeve të ashpra dhe është dëmtuar rëndë, sipas fotografive të bëra nga ushtria ukrainase nga një dron.

Për shkak të atij sulmi, Kievi dërgoi përforcime në sektorin, në një kohë kur Ukraina ka nevojë të madhe për trupa për shkak të humbjeve të mëdha të grumbulluara gjatë më shumë se dy viteve të luftës që nga fillimi i pushtimit rus.

Forcat ukrainase aktualisht po bllokojnë përparimet ruse në zonën Vovçansk. Por paralelisht me atë ofensivë, forcat ruse vazhdojnë të zënë terren pak nga pak në rajonin lindor të Doneckut. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR