Armata izraelite hapi hetim për vrasjen e 15 punonjësve humanitarë në Gazë
- Armata izraelite ka hapur hetim për vrasjen e të paktën 15 punonjësve humanitarë në Rripin e Gazës, deklaroi sot zëdhënësi i armatës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:26, 3 prill, 2025

Tel Aviv, 3 prill 2025 (MIA) - Armata izraelite ka hapur hetim për vrasjen e të paktën 15 punonjësve humanitarë në Rripin e Gazës, deklaroi sot zëdhënësi i armatës.
Ai, gjithashtu, hodhi poshtë përdorimin e fjalës "ekzekutim" për të karakterizuar vrasjet që ndodhën në fund të marsit.
Zëdhënësi shtoi se Komanda Jugore e IDF-së e ka transferuar hetimin në mekanizmin e Shtabit të Përgjithshëm jashtë zinxhirit komandues për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe "t'i thirrë njerëzit në përgjegjësi nëse është e nevojshme".
Foto: Arkivi i MIA-s