• e premte, 05 dhjetor 2025

Pinjo: Takim midis Fon der Lajenit dhe Trampit do të mbahet kur të vijë momenti i duhur për të

Pinjo: Takim midis Fon der Lajenit dhe Trampit do të mbahet kur të vijë momenti i duhur për të

Bruksel, 28 prill 2025 (MIA) - Deri më tani nuk është caktuar ndonjë datë për takimin midis kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo.

"Është shprehur interesim (për takim), ndërsa momenti i vërtetë për atë do të jetë kur të arrihet një marrëveshje pako në nivel të dy presidentëve. Deri më tani nuk kemi një datë konkrete për një takim të tillë", theksoi Pinjo.

Në pyetjen shtesë që nënkupton kur theksohet "të dakordohet pako", Pinjo u përgjigj se në tryezë kishte disa çështje, para së gjithash ato që lidhen me doganat, për të cilat në vazhdim janë negociatat midis BE-së dhe SHBA-së.

"Kur do të vijë momenti i duhur për të diskutuar dhe arritur një marrëveshje në nivelin e dy presidentëve, në nivelin më të lartë midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, atëherë do të ishte një moment i mirë për takim", shton Pinjo.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, të shtunën Komisioni Evropian informoi se gjatë qëndrimit për varrimin e Papa Françeskut në Romë, Fon der Lajen dhe Tramp "folën shkurtimisht, pas çka u dakorduan që të takohen" në një takim zyrtar bilateral në të ardhmen e afërt.

Megjithatë, sipas Pinjos, vaarimi i Papa Françeskut nuk ishte momenti apo vendi për të diskutuar për detajet rreth kohës dhe vendit të takimit.

I pyetur nëse të shtunën, përveç një takimi dypalësh, Fon der Lajen dhe Trampi mund të kishin diskutuar vendosjen e një komunikimi të përhershëm të drejtpërdrejtë për çështje të rëndësishme, si Ukraina apo doganat, Pinjo u përgjigj se ishte një "bisedë e shkurtër" në të cilën të dy shprehën "interesim për takim". rq/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR