• e premte, 05 dhjetor 2025

Kina mohoi se Si Xhinping ka biseduar së fundmi me Trampin

Kina mohoi se Si Xhinping ka biseduar së fundmi me Trampin

Pekin, 28 prill 2025 (MIA) - Autoritetet kineze sot kumtuan se kohët e fundit nuk ka pasur biseda telefonike midis presidentit Si Xhinping dhe homologun e tij amerikan, që është në kundërshtim me pretendimet e Donald Trampit se ka biseduar me liderin kinez. 

Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë duke udhëhequr një luftë tregtare, të iniciuar nga presidenti amerikan. 

Trampi ka vendosur tarifa prej 145 për qind për shumicën e mallrave kineze që hyjnë në SHBA. Pekini është hakmarrë duke vendosur tarifat e veta prej 125 për qind për mallrat amerikane.

Në intervistën e publikuar të premten nga gazeta "Tajm", presidenti amerikan deklaroi se pati një bisedë telefonike me Si Xhinping, pa specifikuar datën apo përmbajtjen e bisedës.

"Për aq sa di unë, dy krerët e shteteve nuk kanë folur në telefon kohët e fundit", deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Guo Xhiakun.

Trampi, gjithashtu, për gazetën "Tajm" deklaroi se janë në vijim bisedime me Kinën për të arritur një marrëveshje dhe shtoi se procesi mund të përfundojë në javët e ardhshme.

“Dua të theksoj se Kina dhe SHBA-ja nuk kanë mbajtur konsultime ose negociata në lidhje me tarifat”, deklaroi zëdhënësi kinez. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR