• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Në sulmet e djeshme izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë së paku 27 palestinezë

Në sulmet e djeshme izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë së paku 27 palestinezë

Gazë, 28 prill 2025 (MIA) - Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës janë vrarë së paku 27 palestinezë, kumtuan sot shërbimet lokale shëndetësore nën kontroll të Hamasit.

IDF nuk kumtoi asgjë lidhur me sulmet.

Autoritetet izraelite paraprakisht kumtuan se IDF insiston t'i minimizojë viktimat civile, duke cekur se Hamasi po i shfrytëzon civilët në Gazë si mburojë të gjallë, por civilët palestinezë pohojnë se askund në gazë nuk është sigurt.

Al Xhazira transmeton se në Xhabalia jetën e kanë humbur 10 anëtarë të një familjeje në sulmin ajror izraelit ndaj një rajoni banesor dhe tetë anëtarë të tjerë të një familjeje tjetër, shtëpia e të cilëve gjithashtu ishte cak i aviacionit ushtarak izraelit. Në Kan Junis janë nxjerrë katër trupa nën rrënoja të një shtëpie të bombarduar, një vajzë dhe një foshnje iu nënshtruan plagëve nga bomba izraelite e cila ra mbi lagjen me tenda. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR