• e mërkurë, 04 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

SPAK: Vitin e kaluar është sekuestruar dhe konfiskuar pasuri në vlerë prej 65,5 milionë euro, prej të cilëve 30 milionë janë pronë e funksionarëve të lartë

SPAK: Vitin e kaluar është sekuestruar dhe konfiskuar pasuri në vlerë prej 65,5 milionë euro, prej të cilëve 30 milionë janë pronë e funksionarëve të lartë

Tiranë, 3 prill 2025 (MIA) - Me urdhër të Prokurorisë speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, vlera e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar vitin e kaluar llogaritet në rreth 65.5 milionë euro, prej të cilëve 30 milionë janë pasuri e zyrtarëve të lartë.

"Të dhënat gjenden në raportin e SPAK-ut për vitin 2024 i cili tashmë është dorëzuar në Kuvend. Prokuroria speciale thekson se kjo shifër përfshin vlerën e pasurive të sekuestruara sipas Ligjit për luftën kundër mafias, Kodit penal dhe aktit normativ (OFL). Nga vlera e përgjithshme rreth 36,8 milion euro është vlera e pronës së konfiskuar dhe rreth 28,7 milion euro është vlera e pasurisë së sekuestruar, njoftojnë mediat. 

Vlera e mjeteve të sekuestruara është rritur ndjeshëm me rreth 47 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Pronat e sekuestruara përfshijnë vila luksoze, apartamente, garazhe, tokë bujqësore, biznese dhe automjete të ndryshme.

Mes qindra pronave në listë janë edhe ato të ish presidentit të shtetit dhe liderit aktual të Partisë së lirisë, Ilir Meta i cili ndodhet në paraburgim, ish bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, si dhe prona e dhëndrit të Sali Berishës, Xhamarber Maltezi i cili ndodhet në arrest shtëpiak për shkak të korrupsionit. qa/ 

QËNDRONI TË LIDHUR