Rute: Ukrainës asnjëherë nuk i është premtuar anëtarësimi në NATO
- Angazhimi i NATO-s ndaj rrugës së pakthyeshme të Ukrainës drejt anëtarësimit mbetet, por vendi nuk ka marrë kurrë një premtim formal për t'u bashkuar me Aleancën, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s në Bruksel, Mark Rute.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:21, 4 qershor, 2025
Bruksel, 4 qershor 2025 (MIA) - Angazhimi i NATO-s ndaj rrugës së pakthyeshme të Ukrainës drejt anëtarësimit mbetet, por vendi nuk ka marrë kurrë një premtim formal për t'u bashkuar me Aleancën, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s në Bruksel, Mark Rute.
"Ukraina është ftuar në Samitin e Aleancës që do të mbahet në Hagë për disa javë", deklaroi Rute para mbledhjes së ministrive të Mbrojtjes në Bruksel. Ai shtoi se programi i detajuar do të shpallet së shpejti.
Në pyetjen e gazetarëve nëse presidenti Volodimir Zelenski personalisht është ftuar, Rute u përgjigj se kjo do të dihet me shpalljen e programit zyrtar.
Zelenski para dy ditësh deklaroi se është e rëndësishme në samitin e NATO-s në qershor të konfirmohet vendosmëria e Aleancës për të mbetur e fortë dhe se Evropa nuk do të heqë dorë nga siguria e saj.
"I falënderoj të gjithë ata që po bëjnë përpjekje për të ruajtur lidhje të forta midis Evropës dhe Amerikës. Kemi nevojë për mbështetjen e presidentit Donald Tramp, Kongresin amerikan dhe popullin e SHBA-së", tha Zelenski.
Ai shtoi se pa marrë parasysh konkurrencën globale, detyra e Evropës, Amerikës dhe e të gjithë atyre që e vlerësojnë lirinë, është ta mbrojnë së bashku. qa/
Foto: EPA