Secili aleat i NATO-s duhet të investojë të paktën pesë për qind të BPV-së në mbrojtje, thonë diplomatët amerikanë
- Ndarja në nivel prej pesë për qind të BPV-së për shpenzimet në mbrojtje nga ana e anëtarëve të NATO-s nuk do të jetë vetëm premtim, por një detyrim, brifuan burime nga Misioni i SHBA-së në Aleancë në takimin e nesërm të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Paktit në Bruksel.
- Post By Fami Bajrami
- 16:18, 4 qershor, 2025
Bruksel, 4 qershor 2025 (MIA) - Ndarja në nivel prej pesë për qind të BPV-së për shpenzimet në mbrojtje nga ana e anëtarëve të NATO-s nuk do të jetë vetëm premtim, por një detyrim, brifuan burime nga Misioni i SHBA-së në Aleancë në takimin e nesërm të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Paktit në Bruksel.
"Paqja përmes përforcimit nuk kërkon asgjë më pak se kontribute të barabarta nga të gjithë aleatët. Secili aleat duhet të angazhohet për të investuar të paktën pesë për qind nga BPV-ja në mbrojtje dhe siguri duke filluar që tani", thonë burimet diplomatike, duke potencuar se ky nuk është sugjerim, por bazë për parandalim në një botë ku kërcënimet janë vazhdimisht në rritje.
Sipas tyre, deri vonë, qëllimi i vendosur i NATO-s për të ndarë dy për qind nga BPV për nevojat e mbrojtjes ka qenë qëllim i largët për shumicën e aleatëve, por sot udhëheqja e presidentit amerikan Donald Tramp ka çuar në një transformim të qasjes ndaj ndarjes së barrës në kuadër të Aleancës.
Në krahasim me propozimin e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në pesë për qind nga BPV-së deri në vitin 2032, diplomatët amerikanë, potencojnë se kërcënimet me të cilat po përballet Aleanca po rriten dhe kundërshtarët e saj sigurisht që nuk do të presin që aleatët të riarmatosen ose të përgatiten para se të bëjnë hapin e parë, prandaj SHBA-ja do të dëshironte që anëtarët e Paktit që sa më shpejtë të jetë e mundur të arrinin "objektivin prej pesë për qind".
"Duam që të gjithë aleatët të rrisin buxhetet e tyre sa më shumë që të munden dhe sa më shpejt që të munden. Kjo nuk është një afat i caktuar që po vendos SHBA-ja, por nga kundërshtarët tanë dhe aftësia e tyre për të udhëhequr luftë kundër Aleancës", theksuan diplomatët.
Ata potencojnë se që nga nëntori i vitit të kaluar, mbi 20 shtete anëtare të NATO-s kanë paralajmëruar rritje të buxheteve të mbrojtjes, pas çka SHBA-ja pret që shpenzimet e mbrojtjes nga të gjithë aleatët këtë vit të jenë të paktën dy për qind të BPV-së.
"Progresi është i mirë, por jo i mjaftueshëm. Ky takim ministror ka të bëjë me më shumë se sa thjesht numra, bëhet fjalë për ndërtimin e NATO-s. NATO që është e gatshme të pengojë dhe të përballet me çdo kërcënim - konvencional, bërthamor, kibernetik apo hibrid", potencojnë burime diplomatike nga Misioni i amerikan pranë Aleancës. rq/
Foto: arkivi i MIA-s