Kremlini: Datë e re e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës kur të dyja palët të jenë të gatshme
- Data e ardhshme e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës do të konfirmohet kur të dyja palët të jenë të gatshme, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:50, 4 qershor, 2025
Moskë, 4 qershor 2025 (MIA) - Data e ardhshme e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës do të konfirmohet kur të dyja palët të jenë të gatshme, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
"Është e qartë se nevojitet kohë për të shqyrtuar projekt-memorandumet e shkëmbyera. Kur palët të jenë të gatshme, do të bien dakord për datën e raundit të ardhshëm të negociatave", theksoi Peskov.
Ai shtoi se Ukraina e ka sulmuar urën e Krimesë dhe se ka pasur shpërthime, por që nuk kanë shkaktuar dëme.
Shërbimi i sigurisë së Ukrainës dje njoftoi se ka vendosur mjet shpërthyes nën nivelin e ujit dhe ka goditur një pjesë të urës e cila e lidhë Rusinë me Krimenë e aneksuar.
"Ka pasur shpërthim, po nuk ka pasur dëme. Ura është e hapur. Regjimi i Kievit vazhdon përpjekjet për të sulmuar infrastrukturën civile", deklaroi Peskov. qa/
Foto: arkivi