Rubio: Trampi nuk është kundër NATO-s, por kërkon që vendet anëtare t'i përmbushin detyrimet e tyre
- – Presidenti amerikan Donald Tramp nuk është kundër NATO-s, por është kundër Aleancës anëtaret e së cilës nuk i përmbushin detyrimet të cilat i kanë ndërmarrë, deklaroi sot sekretari shtetëror i SHBA-së, Marko Rubio para fillimit të takimit të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Paktit në Bruksel, në të cilin merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
- Post By Fitore Curri
- 13:39, 3 prill, 2025

Bruksel, 3 prill 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp nuk është kundër NATO-s, por është kundër Aleancës anëtaret e së cilës nuk i përmbushin detyrimet të cilat i kanë ndërmarrë, deklaroi sot sekretari shtetëror i SHBA-së, Marko Rubio para fillimit të takimit të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Paktit në Bruksel, në të cilin merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
“Askush nuk pret të jeni të aftë ta bëni këtë për një vjet ose dy, por shtegu duhet të jetë real. Kjo është e vërteta e ashpër dhe është më mirë të thuhet tani, me qëllim që ta përmirësojmë dhe ndërtojmë NATO-n e aftë që ta mbrojë territorin e vendeve tona anëtare dhe tha kthejë çdo agresion ndaj cilitdo prej nesh”, deklaroi Rubio, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute.
Rubio vlerësoi se histerinë se “SHBA-ja nuk e dëshiron NATO-n” e përhapin disa media globale, por edhe amerikane, por siç tha dëshmi për përkushtimin e Uashingtonit në Aleancë është edhe ajo që emërimi i parë i ambasadorit të ri nga ana e Senatit nën Administratën e re është pikërisht e përfaqësuesit në Pakt, i cili merr detyrën prej sot.
“Presidenti i SHBA-së, Tramp ishte i qartë se ai e mbështet NATO-n dhe se ne mbetemi në NATO. Ai këtë e tha qartë”, theksoi Rubio, duke shtuar se edhe vdekja e katër ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes ushtarake në Lituani është përkujtuese se SHBA-ja është pjesë e Aleancës, siç ka qenë gjithnjë.
Sipas tij, siç deklaroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, SHBA-ja dëshiron që NATO të jetë më e fuqishme dhe më e qëndrueshme, ndërsa që të realizohet kjo partnerët amerikanë në Aleancë duhet t’i fuqizojnë kapacitetet e tyre.
“E kuptojmë se kjo nuk është e lehtë. Ne e bëjmë çdo vjet. Ju siguroj se edhe ne kemi nevoja të vendit, por i japim prioritet mbrojtjes për shkak të rolit të cilin e kemi në botë dhe dëshiroj që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe partnerët tanë”, tha Rubio.
Ai theksoi se ngjarjet e viteve të fundit, si lufta në zemrën e Evropës, janë përkujtues se ende është e nevojshme NATO e fuqishme dhe për këtë SHBA-ja pret që çdo vend anëtar të ndajë deri pesë për qind të PBB-së së saj për mbrojtje.
“NATO duhet të shprehë përkushtim të qartë që të ndërtojë kapacitete të afta që të përballen me kërcënimet”, shtoi Rubio.
Rute nga ana e tij theksoi se e di se SHBA-ja është shtylla e NATO-s, por ai përkushtim vjen me pritje që aleatët evropianë dhe Kanadaja të ndajnë më shumë për mbrojtje, që edhe e bëjnë duke pasur parasysh se shpenzimet e tyre në mbrojtje janë rritur për disa qindra miliardë euro dhe dollarë, duke arritur nivelin më të madh të përfundimit të Luftës së Ftohtë.
“Ai është lajm i mirë, por ende duhet të bëjmë më shumë”, theksoi Rute.
Ai shtoi edhe se vendet evropiane anëtare të NATO-s ndajnë mjete të konsiderueshme edhe për mbështetje ushtarake të Ukrainës dhe vetëm në tre muaj t parë të këtij viti siguruan 20 miliardë dollarë që ta ndihmojnë vendin të mbetet në pozitë që të luftojë derisa është e nevojshme. fc/
Foto: MIA/EPA