Berbok: NATO do të rrisë shpenzimet në mbrojtje për të forcuar sigurinë në Evropë
- NATO do të rrisë shpenzimet në mbrojtje për të forcuar sigurinë në Evropë dhe për t'iu përgjigjur kërcënimit rus, deklaroi sot ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok.
- Post By Fami Bajrami
- 13:41, 3 prill, 2025

Berlin, 3 prill 2025 (MIA) - NATO do të rrisë shpenzimet në mbrojtje për të forcuar sigurinë në Evropë dhe për t'iu përgjigjur kërcënimit rus, deklaroi sot ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok.
"Ne si partnerë të NATO-s do të zgjerojmë më tej shtyllën evropiane të sigurisë për 800 miliardë euro (888.32 miliardë dollarë) gjatë një periudhe prej katër vjet për të forcuar sigurinë tonë", ka thënë Berbok në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.
Foto: EPA