• e martë, 24 dhjetor 2024

Zelenski dëshiron në samitin në Uilnus të marrë "ftesë politike" për anëtarësimin në NATO

Zelenski dëshiron në samitin në Uilnus të marrë

Kiev, 27 qershor 2023 (MIA) – Në samitin e Aleancës që muajin e ardhshëm do të mbahet në kryeqytetin e Lituanisë, Uilnus, Ukraina duhet të marrë ftesë politike për anëtarësim, dëshiron presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

"Ka shumë arsye që të jepet ftesë politike Ukrainës që t'i bashkohet Aleancës", shkroi ai sot në kanalin Telegram.

Presidenti ukrainas kërkoi edhe garanci sigurie nga NATO nëse vendi i tij në një të ardhme të afërt nuk bëhet anëtare e Aleancës.

Zelenski e pranoi se ka mirëkuptim të plotë për garancitë e sigurisë për Ukrainën deri në momentin e inkuadrimit në Aleancë, por nuk dha detaje shtesë.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksej Reznikov, javën e kaluar deklaroi se pret Kievi të marrë sinjal të qartë dhe "formulë" për ftesë për anëtarësimin në NATO në samitin që do të mbahet në Uilnus nga 11 deri më 12 korrik.

Zelenski tash e një kohë angazhohet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por potencoi se e kupton se inkuadrimi është i pamundur derisa mbretëron akoma lufta në Ukrainë.

QËNDRONI TË LIDHUR