• e martë, 25 mars 2025

Zelenski: Është e nevojshme të ecim drejt sigurisë së garantuar

Zelenski: Është e nevojshme të ecim drejt sigurisë së garantuar

Kiev, 25 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi sot se kushdo që dëshiron stabilitet në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të ecë drejt paqes së vërtetë dhe sigurisë së garantuar.

"Rusia mbetet aktori i vetëm që vazhdon këtë luftë, duke tallur si popullin tonë ashtu edhe komunitetin botëror. Për ta shtyrë Rusinë drejt paqes, ne kemi nevojë për lëvizje të forta dhe veprime të forta", thotë Zelenski në një postim në rrjetin social Iks. Siç deklaroi ai, Ukraina është e gatshme të mbështesë çdo iniciativë të fuqishme që mund ta bëjë diplomacinë më efektive.

"Kjo do të thotë se po bëjmë presion që të detyrojmë Rusinë t'i japë fund kësaj lufte. Kjo do të thotë sanksione. Kjo do të thotë mbështetje për Ukrainën. Kjo do të thotë koordinim ndërkombëtar", ka thënë presidenti ukrainas.

Zelenski shtoi se këtë javë përgatitet një punë thelbësore me partnerë evropianë për hapa konkretë në sferën e sigurisë.

Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e Evropës është e gatshme për punë konkrete të sigurisë, që siç thotë ai, është punë e mirë.

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR