• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhorxh Soros ia dorëzon kryesimin e perandorisë së tij djalit të tij më të vogël, Aleks Soros

Xhorxh Soros ia dorëzon kryesimin e perandorisë së tij djalit të tij më të vogël, Aleks Soros

Uashington, 12 qershor 2023 (MIA) - Xhorxh Soros, filantropi me famë botërore dhe cak i kritikave të djathtistëve e ka dorëzuar kontrollin e hexh fondit dhe Fondacionit "Shoqëri e Hapur" djalit të tij Aleksandar Soros i cili nuk ishte planifikuar të të jetë pasardhësi i mundshëm i perandorisë me vlerë 25 miliardë dollarë, i cili në një intervistë për Uollstrit zhurnal u prezantua si majtistë.

Në intervistën, e para për mediat pas marrjes së udhëheqësisë, Aleks Soros (37) deklaroi se po zgjeron synimet liberale të babait të tij 92-vjeçar dhe "jam shumë më politik". Këto tendenca përfshijnë të drejtat e votës dhe abortit, si dhe barazinë gjinore.

Ai poashtu planifikon të dhurojë një pjesë të parave për Partinë Demokratike dhe së fundmi është takuar me zyrtarë të administratës së Bajdenit, liderin e shumicës në Senat, Çak Shumer dhe shefat e shteteve si presidentin brazilian Lula de Silva dhe kryeministrin kanadez Xhastin Trudo për të zgjidhur çështje që lidhen me fondacionin.

Fondacioni Soros në vit ndan rreth 1.5 miliardë dollarë për të mbështetur aktivistë dhe grupet e të drejtave të njeriut në ndërtimin e kapacitete demokratike. Paratë nga fondacioni ndahen edhe për universitete dhe institucione të tjera arsimore. Komitete për veprim politik të Sorosit (PAC) në SHBA, për shembull financojnë fushatat zgjedhore të prokurorëve dhe zyrtarëve që angazhohen për shembull për uljen e numrit të të burgosurve dhe ndalimin e paragjykimeve racore në sistemin ligjor, veprime që irritojnë konservatorët dhe djathtistët.

Në intervistën për Uollstrit zhurnal, Aleks Soros deklaroi se është i shqetësuar për rikthimin e mundshëm të Donald Trampit, duke sugjeruar një rol të rëndësishëm financiar të Sorosit në garën presidenciale për zgjedhjet e vitit 2024.

"Sado që unë të dua t’i heq paratë nga politika, derisa pala tjetër e bën këtë, do ta bëjmë edhe ne", ka thënë ai.

Mësohet se edhe njerëz të afërt me Xhorxh Sorosin me vite kanë besuar se pasardhësi i tij do të jetë djali i tij i madh, Xhonatan Soros (52), jurist me arsim ekonomik. Ai ka punuar me babanë e tij në themelimin dhe stabilizimin e hexh fondit gjatë kohës së krizave.

"Por ata u grindën dhe pikëpamjet ndryshuan", shkruan gazeta.

QËNDRONI TË LIDHUR