• e mërkurë, 31 korrik 2024

VLEN: Përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë kurrë çështje e përfunduar dhe më së paku do të varet nga një parti si ZNAM

VLEN: Përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë kurrë çështje e përfunduar dhe më së paku do të varet nga një parti si ZNAM

Shkup, 30 korrik 2024

Minçev dhe Dimitrievski ende jetojnë në iluzionet e tyre. Nuk jetojmë në vitin 1997, e as që janë faktor kyç në Qeveri. Përkundrazi! Përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë kurrë një çështje e mbyllur dhe më së paku do të varet nga një parti si ZNAM. Politikë ditore nga “balancuesi” bëjnë pikërisht Minçev dhe Dimitrievski, të cilët mendojnë se doktrina e tyre anti-shqiptare do t’i bëjë një parti të madhe. Në vend që të gjuajnë me qorrfishekë, ata duhet të mësojnë qëndrimin e VLEN-it. Ne mendojmë se “balancuesi” është një zgjidhje jo funksionale që është bërë objekt i keqpërdorimit nga ana e maqedonasve, të cilët për t’u punësuar në administratën publike deklarohen shqiptarë. Prandaj, është e domosdoshme një Ligj për përfaqësimin e drejtë i cili do të mundësojë që shqiptarët të jenë pjesë e të gjitha institucioneve në bazë të cilësisë, integritetit dhe profesionalizmit.

VLEN

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR