• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ditë me zjarre rekorde - 54, sonte aktive 19, të rrezikuara disa fshatra

Ditë me zjarre rekorde - 54, sonte aktive 19, të rrezikuara disa fshatra

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Në territorin e shtetit sot Qendra për Menaxhim me Kriza ka evidentuar një numër rekord të zjarreve në vende të hapura, - 54, prej të cilëve aktive 19, ndërsa të tjerët janë shuar plotësisht ose janë vënë nën kontroll. 

Zjarri aktiv në territorin e komunës Pehçevë, e rrezikon fshatin Negrevë. 

Zjarr serioz ka edhe në territorin e komunës së Kumanovës. Ai po i rrezikon shtëpitë në fshatin Zhivinjë.

Në fshatin Tatomir të Kratovës, gjithashtu, ka rrezik që stuhitë e zjarrit t'i kaplojnë shtëpitë. 

Në territorin e komunës Sveti Nikollë, stuhitë e zjarrit e kërcënojnë fshatin Gjuganc i poshtëm, ku zjarri është aktiv tashmë dy ditë. 

Zjarr të madh ka edhe në komunën Makedonski Brod, i cili po zgjat me ditë të tëra dhe përfaqëson kërcënim për dy fshatra. 

Drejtori i QMK, Stojançe Angellov sonte përkujtoi se shumë shpesh, zjarret ndizen rreth mesditës, ndërsa gjatë natës shuhen. 

"Fatkeqësisht nesër na pret një ditë me erë dhe nesër na presin një numër i madh zjarresh. Të gjitha zjarret ndizen kryesisht rreth mesditës dhe menjëherë pasdite. Gjatë natës ulin fuqinë, disa prej tyre 'i zë gjumi', gjegjësisht fiken. Por me ngritjen e temperaturave ditore ato përsëri ndizen dhe paraqesin rrezik për popullatën", tha Angellov.

Më parë Angellovi përmes një video deklaratë njoftoi se sot përsëri është aktivizuar mekanizmi i BE-së për mbrojtje dhe shpëtim dhe është kërkuar ndihmë në aeroplanë. fc/

Fortografia: Arkivi i MIA-s

Video: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR