• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dimitrievski: Koha e etnizimit dhe e ndarjeve me çelës etnik duhet të mbetet e kaluar, "VLEN" mbledh pikë të lira politike

Dimitrievski: Koha e etnizimit dhe e ndarjeve me çelës etnik duhet të mbetet e kaluar,

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - "VLEN" mbledh pikë të lira politike dhe tenton të kopjojë BDI-në që të flirtojë para elektoratit shqiptar. Por këto janë politika të gabuara. Koha e etnizimit dhe e ndarjeve në vija etnike duhet të mbetet në të kaluarën. Duhet të fokusohemi ne ekonomi, të vendosim sistem të qeverisjes, të njohim rendin sipas ligjit dhe ta respektojmë të gjithë. Qytetarët na paguajnë për të siguruar kushte më të mira për jetë, tha sonte kryetari i Lëvizjes ZNAM dhe kryetar i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Në ditarin në TV Sitel, Dimitrievski porositi se koalicioni qeveritar funksionon, por ka qëndrime të ndryshme, veçanërisht sa i përket çështjeve kombëtare të cilat vijnë nga "VLEN". Bashkëpunimi afatgjat është i mundur, nënvizoi, vetëm nëse respektohen ligjet të cilët duhet të vlejnë njëjtë për të gjithë.

Sipas Dimitrievskit, në përgjithësi është e papranueshme dhe e palejueshme që të formohen akademi të tjera në vend, përveç ASHAM.

Në pyetjen nëse pasi filloi të funksionojë koalicioni qeveritar ka biseduar me ndonjë nga liderët e "VLEN", u përgjigje se deri më tani nuk ka pasur takim zyrtar të liderëve. 

Lidhur me lëvizjen e "VLEN" për themelimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqiptarëve, Dimitrievski thekson se "të gjitha nismat ia vlen të merren parasysh, por në Maqedoni mund të ketë vetëm një akademi kombëtare të shkencave". Kështu është, theksoi ai, edhe në vendet e tjera të rajonit. fc/

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR