• e mërkurë, 31 korrik 2024

Zjarr në atarin e fshatit të Karbincit Balvani i Poshtëm

Zjarr në atarin e fshatit të Karbincit Balvani i Poshtëm

Karbincë, 30 korrik 2024 (MIA) - Nuk ka shtëpi të djegura, por është djegur një stallë, si dhe një hapësirë e kishës në fshatin Balvani i Poshtëm, deklaroi komandanti i ndërrimit të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ), Bogdanço Zarkov.

Thekson se me ndihmën e popullatës vendase nuk është lejuar që zjarri të hyjë në fshat. Zjarri i cili përhapet përgjatë fushës shkon në drejtim të fshatit Krupishtë. Zarkov thotë se bëhet fjalë për stuhi të zjarrit e cila mund të shuhet vështirë, për shkak të erës.

Ndryshe, MIA paraprakisht bëri të ditur se zjarrfikës, vullnetarë dhe popullata vendase që nga dita e djeshme po përballen me zjarrin, i cili ka filluar nga atari i fshatit Trogerci i epërm, ndërsa gjatë ditës është përhapur në drejtim të Trogercit të poshtëm dhe tashmë sonte po kalon pranë fshatit Balvani i poshtëm. Pasditen e sotme bari i thatë po digjej në afërsi të vendbanimit të Shtipit Sveta Nedela. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR