• e mërkurë, 31 korrik 2024

Gjashtëmbëdhjetë intervenime të NJZT - Shkup nga mëngjesi, një në ndërtesë në Lisiçe të Re

Gjashtëmbëdhjetë intervenime të NJZT - Shkup nga mëngjesi, një në ndërtesë në Lisiçe të Re

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Nga ora shtatë në mëngjes, e deri tani, Njësia zjarfikëse territoriale në Shkup ka intervenuar në 16 zjarre, prej tyre, një në ndërtesë në Lisiçe të Re. Informatën sonte për MIA-n e ka konfirmuar komandanti i Njësisë zjarrfikëse, Zvonko Tomeski.

"Nga zjarri është kapluar një ballkon në një ndërtesë në Lisiçe të Re, u intervenua me dy automjete dhe shtatë zjarrfikës. Zjarri u shua. Të lënduar nuk ka. Dëmi të konfirmohet në mënyrë shtesë", sqaroi ai për MIA-n.

Është intervenuar edhe në tre zjarre në qarkun e konvikteve të studentëve "Stiv Naumov" në Autokomandë.

Momentalisht, zjarre aktive ka në Kamnik dhe Bllacë. Ato janë në ambient të hapur. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR