• e martë, 26 nëntor 2024

Zjarri në Pehçevë gjithnjë e më afër shtëpive të para, Kitanski i bën thirrje popullsisë që të përfshihet në shuarjen e tyre

Zjarri në Pehçevë gjithnjë e më afër shtëpive të para, Kitanski i bën thirrje popullsisë që të përfshihet në shuarjen e tyre

Pehçevë, 30 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Pehçevës, Aleksandar Kitanski sot, përmes profilit të tij zyrtar, i bën thirrrje popullatës që të përfshihet në shuarjen e zjarrit i cili arriti mbi qytetin Pehçevë. Zjarri sot përsëri shpërtheu mbi fshatin Negrevë dhe i bartur nga era përhapet në drejtim të qytetit. 

Për momentin, siç informon Kitanski nga tereni, të gjithë të përfshirët në shuarjen e zjarrit kanë edhe mbështetje me aeroplan, por, sipas tij, megjithatë nevojiten shumë njerëz dhe burime për shuarjen e zjarrit i cili i ndihmuar nga era, për momentin është jashtë kontrolle. 

"Qytetarë të nderuar, të gjithë që munden të përfshihen në shuarjen e zjarrit", bën thirrje kryetari i komunës. 

Ai kërkon edhe që të pastrohen rrugët "Julija Veselinska", "Goce Dellçev", "Pirinska" dhe "Bukoviq" nga automjetet, për lëvizje më të lehtë të automjeteve zjarrfikëse të cilët do të mbushin ujë nga oborri i NP "Komunalec". 

Në teren tashmë gjenden ekipe të Shoqatës Vullnetare Zjarrfikëse nga Pehçeva, zjarrfikës nga Berova dhe popullata vendase, të punësuar në Ndërmarrjen Komunale Publike dhe filiali i "Pyjeve kombëtare". 

Paralajmërim për banorët dërguan edhe nga kisha duke iu rënë kambanave i informojnë qytetarët për gatishmëri për evakuim. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR