• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Uitkof zbuloi detaje për propozim-marrëveshjen për paqe nga Putini

Uitkof zbuloi detaje për propozim-marrëveshjen për paqe nga Putini

Uashington, 15 prill 2025 (MIA) – Stiv Vitkof, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tramp, e cilësoi bisedën e tij të fundit me presidentin rus Vladimir Putin si “bindës” dhe deklaroi se është diskutuar për armëpushim në Ukrainë dhe për krijimin e mundësive të reja biznesi, njoftoi Ukrinform, duke cituar intervistën e Vitkofit për "Foks njuz".

Gjatë takimit gati pesë orësh, Putin shprehu gatishmërinë e tij për të siguruar "paqe të qëndrueshme" me Ukrainën.

"Kërkesa e Putinit është vendosje e paqes së qëndrueshme. Do të thotë, përveç armëpushimit, kemi marrë edhe një përgjigje për atë pyetje. Na u desh pak kohë për të arritur deri këtu", deklaroi Vitkof. 

Sipas tij, çelësi i marrëveshjes së plotë qëndron në “pesë territoret”, por ai nuk ka specifikuar se për cilat zona bëhet fjalë.

"Kjo marrëveshje paqësore ka të bëjë me të ashtuquajturat pesë territore, por ka shumë më tepër se kaq – një protokoll sigurie, pa NATO, pa nenin 5 të NATO-s. Ka shumë detaje që lidhen me këtë situatë komplekse. Mes dy vendeve po ndodhin probleme serioze. Por unë mendoj se ndoshta jemi në prag të diçkaje vërtet domethënëse për të gjithë botën", theksoi Vitkof.

Ai shtoi se sheh "një mundësi për të ndryshuar marrëdhëniet ruso-amerikane nëpërmjet iniciativave tregtare bindëse" që mund të sjellin stabilitet të vërtetë në rajon.

Administrata amerikane po organizon negociata të veçanta me përfaqësuesit rusë dhe ukrainas, por ato ende nuk kanë çuar në një ndërprerje të armiqësive. Negociatat po ecin ngadalë, pa lëshime të rëndësishme nga Moska. Kievi dhe disa kryeqytete perëndimore akuzojnë Rusinë për zvarritje të qëllimshme të bisedimeve. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR