• e mërkurë, 28 gusht 2024

Varan e përfundoi karrierën reprezentative

Varan e përfundoi karrierën reprezentative

Mançester, 2 shkurt 2023 (MIA) - Fudbollisit i Mançester Junajted, Rafael Varan publikoi se tërhiqet nga kombëtarja franceze.

"Ta përfaqësoj vendin tonë të madh për një dekadë ishte ndoshta nderi më i madh për mua në jetën time. Çdoherë kur e kam veshur këtë fanellë speciale të kombëtares, kam ndjerë krenari të madhe. Mendova për këtë disa muaj dhe vendosa se është koha ta përfundoj karrierën time në kombëtare", ka shkruar futbollisti në rrjetet sociale.

Varan shtoi se dëshiron të lë hapësirë për gjeneratën e re, ndërsa iu falënderua të gjithëve për pëkrahjen në reprezentacion.

Si pjesë e kombëtares, Varan u bë kampion bote në vitin 2018. Në Botërorin 2022, ai i ndihmoi ekipit të arrijë në finale. Ka trofe edhe në Ligën e kombeve në vitin 2021. Për kombëtaren ka debutuar në mars të vitit 2013, me ç'rast ka luajtur 93 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR