• e enjte, 29 gusht 2024

Çellsi dërgoi ofertë zyrtare për Osimenin

Çellsi dërgoi ofertë zyrtare për Osimenin

 Londër, 28 gusht 2024 (MIA) - Udhëheqësia e Premierligës Çellsi ka dërguar ofertë zyrtare për Viktor Osimenin.

 Klubi londinez është përfshirë aktivisht në garën për futbollistin 25-vjeçar nigerian të Napolit, raporton gazetari Xhanluka Di Marcio. 

 Insajderi Fabricio Romano raporton se bisedimet mes Çellsit dhe ekipit të lojtarit do të vazhdojnë të mërkurën. 

 Oferta e Arabisë Saudite e Al Ahli nga 70 milion euro mbetet e vlefshme, por do të aktivizohet vetëm nëse Osimeni nuk arrin marrëveshje me londinezët.

 Në sezonin 2023/24, Osimeni shënoi 15 gola dhe tre asistime në 18 ndeshje në Seria A. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR