Merino është lojtar i Arsenalit
- Mesfushori Mikel Merino është zyrtarisht lojtar i Arsenalit. Mesfushori qendror spanjoll vjen nga Real Sosiedad, nd;rsa transferimi i tij është me vlerë 32 milionë funte.

Londër, 27 gusht 2024 (MIA) – Mesfushori Mikel Merino është zyrtarisht lojtar i Arsenalit. Mesfushori qendror spanjoll vjen nga Real Sosiedad, nd;rsa transferimi i tij është me vlerë 32 milionë funte.
Ai potencialisht mund t'i sjellë 4,2 milion funta shtesë ish-klubit të tij me bonuse në varësi të performancës së tij.
Kontrata e Merinos me "Topçinjtë" është për katër vjet me opsion për një tjetër. Kështu, ky bëhet përforcimi i katërt i verës i Mikel Artetës. ndërsa deri më tani në "Emirate" kanë mbërritur Tomi Setford, Rikardo Kalafiori dhe Dejvid Raja.
"Mikel me përvojën dhe diversitetin e tij do të na sjellë shumë cilësi dhe diversitet. Ai ka luajtur në nivelin më të lartë për klubin e tij dhe kombëtaren për disa sezone radhazi, tha trajneri i skuadrës londineze, Mikel Arteta, pas shpalljes së marrëveshjes. ls/
Foto: X/ Arsenal