• e hënë, 23 dhjetor 2024

Abrahami mund të forcojë Milanin

Abrahami mund të forcojë Milanin

Romë, 28 gusht 2024 (MIA) – Sulmuesi i Romës, Tami Abraham, mund të bëhet futbollist i Milanit.

Njëzet e gjashtë vjeçari Abraham luajti tetë ndeshje në Seria A sezonin e kaluar dhe shënoi një gol. Kontrata e tij me Romën është deri në verën e vitit 2026.

Sipas “pianetamilan.it”, futbollisti do të zërë vendin e Luka Jokiçit në klubin e Milanos. Me këtë transferim do të përfshihet edhe mesfushori Aleksis Salemakers i cili do të shkojë në drejtim të kundërt dhe do të bëhet pjesë e Romës.

Romakët e shohin Salamakersin si një lojtar rreth të cilit do të bazohej loja e mesfushës. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR