Mançester Junajted dëshiron ta angazhojë Osimenin
- Futbollisti i Napolit, Viktor Osimen mund ta vazhdojë karrierën në Premier ligë, njoftoi "Teamtalk".
- Post By Besnik Shuki
- 08:14, 18 shkurt, 2025

Londër, 18 shkurt 2025 (MIA) - Futbollisti i Napolit, Viktor Osimen mund ta vazhdojë karrierën në Premier ligë, njoftoi "Teamtalk".
Interes serioz për nigerianin 26-vjeçar ka shfaqur Mançester Junajted.
Megjithatë, ambicjet e Osimenit për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe paga e tij e lartë mund ta bëjnë të vështirë nënshkrimin e kontratës.
Osimeni tani luan për Gallatasarajin si lojtar i huazuar.
Këtë sezon në 24 ndeshje për Gallatasarajin, Osimeni ka shënuar 19 gola dhe ka pesë asistime. bsh/
Foto: EPA