Derbi madrilen në 1/8-ën e finales së Ligës së kampionëve, Real Madridi kundër Atletikos
- Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi në 1/8-ën e finales së Ligës së kampionëve do të luajë kundër rivalit të qytetit Atletiko, u vendos në shortin e sotëm në Nion.
- Post By Fami Bajrami
- 13:33, 21 shkurt, 2025

Nion, 21 shkurt 2025 (MIA) – Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi në 1/8-ën e finales së Ligës së kampionëve do të luajë kundër rivalit të qytetit Atletiko, u vendos në shortin e sotëm në Nion.
Klub Brizhi në ndeshjen e parë do të luajë kundër Aston Villës, Borusia e Dortmundit kundër Lilit, ndërsa në duelin e skuadrave gjermane Bajerni do ta presë Baer Leverkuzenin në Munih.
PSV në ndeshjen e parë do të luajë kundër Arsenalit, Fejenordi do ta presë Interin, Paris Sen-Zhermeni do ta presë Liverpulin, ndërsa Benfika do ta presë Barcelonën.
Raundi i 1/8-ës:
Klub Brizh – Aston Villa
Borusia Dortmund – Lil
Real Madrid – Atletiko Madrid
Baerni i Munihut – Baer Leverkuzen
PSV Ajndhoven – Arsenal
Fejenord – Inter
Pari Sen Zhermen – Liverpul
Benfika – Barcelona
Dyshet çerekfinaliste:
Pari Sen-Zhermen/Liverpul – Klub Brizh/Aston Villa
PSV/Arsenal – Real Madrid/Atletiko Madrid
Benfika/Barcelona – Borusia Dortmund/Lil
Bajerni i Munihut /Baer Leverkuzen – Fejenord/Inter
Ndeshjet e xhiros së parë do të luhen më 4 dhe 5 mars, ndërsa ndeshjet kthyese shtatë ditë më vonë.
FOTO: Fejsbuk