Rajo Valekano nënshkroi me Rodrigezin
- Skuadra spanjolle Rajo Valekano publikoi nënshkrimin e kolumbianit Hames Rodrigez. Sulmuesi 33 vjeçar vjen si transfer i lirë pas ndarjes me skuadrën braziliane Sao Paulo.
- Post By Fami Bajrami
- 19:25, 26 gusht, 2024
Madrid, 26 gusht 2024 (MIA) - Skuadra spanjolle Rajo Valekano publikoi nënshkrimin e kolumbianit Hames Rodrigez. Sulmuesi 33 vjeçar vjen si transfer i lirë pas ndarjes me skuadrën braziliane Sao Paulo.
Rodrigez shkëlqeu gjatë Kupës së botës 2014 kur udhëhoqi Kolumbinë në çerekfinale. Paraqitja e mirë në Kupën e botës i mundësoi atij një transferim te Real Madrid. Për madrilenët ai bëri 125 paraqitje dhe shënoi 37 gola duke fituar dy herë La Ligën, një herë Superkupën e Spanjës, dy herë Ligën e kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e botës për klube.
Në vitin 2017, Rodrigez u dërgua në huazim te Bajerni i Munihut dhe karriera e tij shkoi drejt rënies. Ai shënoi 15 gola në 67 ndeshje për bavarezët, por nuk mundi të luftonte për një vend titullar dhe nuk u ble për një afat më të gjatë.
Hames më vonë kaloi në Everton, Al Rajan të Katarit, Olimpiakos të Greqisë dhe Sao Paulo, por iu dha pak kohë për të luajtur dhe e kanë munduar lëndimet.
Mesfushori ishte pjesë e skuadrës së Kolumbisë në Kopa Amerika në vitin 2024 e cila luajti në finale kundër Argjentinës por humbi me rezultat 0-1. rq/
Foto: printskrin