• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kejn: Vendimi për të kaluar te Bajerni është më i miri i jetës sime

Kejn: Vendimi për të kaluar te Bajerni është më i miri i jetës sime

 Mynih, 28 gusht 2024 (MIA) - Futbollisti anglez Hari Kejn, ka vlerësuar qëndrimin njëvjeçar në Bajern Mznih. Ai konsideron se ka bërë lëvizjen e duhur me transferin te klubi bavarez.

 "Të bëhem pjesë e Bajernit është vendimi më i mirë i jetës sime. Më pëlqen çdo moment këtu. Ne duhet të fitojmë si ekip", deklaroi Kejn për "derbyderbyderby.it".

 Sezonin e kaluar, futbollisti nuk fitoi asnjë trofe me klubin. Bajern përfundoi  në vendin e tretë në kampionatin gjerman.

 Para se të vinte në Angli, Kejni për një kohë të gjatë luajti për Totenhemin, por as atje nuk arriti të fitonte një trofe. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR