Uzbekistani arrin marrëveshje me SHBA-në për burimet minerale
- Uzbekistani, një vend i Azisë Qendrore i pasur me burime natyrore, sot njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për hetimin dhe shfrytëzimin e mineraleve kritike me SHBA-në, të cilët përpiqen të sigurojnë furnizimin e tyre në atë treg në të cilin dominon Kina.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:19, 9 prill, 2025

Tashkent, 9 prill 2025 (MIA) - Uzbekistani, një vend i Azisë Qendrore i pasur me burime natyrore, sot njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për hetimin dhe shfrytëzimin e mineraleve kritike me SHBA-në, të cilët përpiqen të sigurojnë furnizimin e tyre në atë treg në të cilin dominon Kina.
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Investimeve, Industrisë dhe Tregtisë, gjatë vizitës afariste në Uashington u nënshkruan "marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mineraleve kritike" me kompani amerikane.
Njoftimi erdhi disa ditë pas takimin të Bashkimit Evropian dhe Azisë Qendrore në Uzbekistan, ku liderët evropianë dhe të Azisë Qendrore ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mineraleve kritike dhe lëndëve të para.
Kërkesa për minerale kritike, thelbësore për tranzicionin ekologjik dhe të cilat përdoren veçanërisht në makinat elektrike, panelet diellore, turbinat e erës dhe reaktorët bërthamorë, po rritet ndjeshëm.
Edhe SHBA-ja edhe Bashkimi Evropian mundohen ta zvogëlojnë varëshmërinë nga Kina, prodhuesi kryesor.
Ato marrëveshje përfshrijnë "investime në kërkimin dhe nxjerrjen e xeheve, duke krijuar vlerë të shtuar për lëndët e para kritike dhe trajnimin e ekspertëvetë Uzbekistanit”, thuhet në deklaratë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s