Uollstrit xhurnall: Izraelit po i mbarojnë interceptorët mbrojtës të raketave
- Izraelit po i mbarojnë interceptorë mbrojtës të raketave "Arrow", kumtoi "Uollstrit xhurnall", duke iu referuar një funksionari anonim amerikan.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:54, 18 qershor, 2025
Uashington, 18 qershor 2025 (MIA) - Izraelit po i mbarojnë interceptorë mbrojtës të raketave "Arrow", kumtoi "Uollstrit xhurnall", duke iu referuar një funksionari anonim amerikan.
Sistemi "Arrow" nuk është masa e vetme mbrojtëse që përdoret kundër raketave iraniane.
SHBA-ja, gjithashtu, ka sisteme për mbrojtje raketore "Patriot" dhe sisteme për mbrojtje ajrore në lartësi të madhe mbidetare në Lindjen e Afërt, të afta të hasin raketa balistike.
Sipas agjencisë, shkatërrues të marinë amerikane, gjithashtu, rrëzuan raketa.
"Arrow" është shtresa e sipërme e mbrojtjes raketore të Izraelit, së bashku me "Kupolën e hekurt", e cila i eliinoi kërcënimet nga rrezja e shkurtë e veprimit siç janë minahedhësit dhe raketat. "Arrow-2" ekziston dhe hasë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi. Më e reja, "Arrov-3", është e specializuar për hasje të raketave derisa ato ende janë jashtë atmosferës së Tokës. ab/
foto: ЕPА