• e enjte, 25 korrik 2024

UNT organizoi panel-diskutimi me temë "Neoshqiptarizma: dje dhe sot"

UNT organizoi panel-diskutimi me temë

Shkup, 21 maj 2024

Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup ishte nikoqir i një panel diskutimi ku u diskutua një ndër temat më pak të diskutuara mes historianëve shqiptarë, Neoshqiptarizma.
 
Panelistët, Prof. Dr. Rizvan Sulejmankën Branko Merxhanin, që sipas tyre krijioi projektin e një Shqipërie shpirtërore, me kulturë perëndimore.
 
Profesor Murat Aliu tha se Merxhani e orientonte shoqërinë shqiptare drejt modernizimit të saj, i ofronte asaj arritjet e shoqërive të zhvilluara perëndimore dhe tentonte që këto elementë ta ndryshonin atë, pa e tjetërsuar.
 
‘Neoshqiptarizma lindi pas rënies së Perandorisë osmane sepse traditë shqiptare ekzistonte, por pas 500 vitesh ajo duhej të rikthehej. Branko Merxhani, gazetar nga Stambolli, me iniciativë të Mbretit të Shqiptarëve Zogu i I-rë, kthehet në Tiranë dhe punon në Kabinetin mbretëror, ku realizoi shumë projekte ndërsa ishte botuesi i tre gazetave të para në shqipërinë e pavarur. Ndër projektet më të rëndësishme ishte neoshqiptarizma-lëvizje intelektuale që kishte për qëllim rilindjen shpirtërore të shqiptarëve, të çliruar nga traditat osmane, një lëvizje e motivuar nga qemalizmi turk‘ tha Aliu.
 
Publicisti Daut Dauti tha se neo-shqiptarizma për fat të keq merrej vetëm me Shqipërinë londineze, dhe jo me shqiptarët jashtë këtyre kufijve, duke shtuar se tek ne gjithmonë është parë si lëvizje anti-fetare.
 
‘ Neoshqiptarizma si moto asnjëhere nuk ka qenë anti-fetare, por se ka për qëllim që ato tradita që nuk janë tonat ti tjetërson, dhe ky debat është i gjatë dhe i gjallë, dhe kërkon një hulumtim të mirëfilltë, sepse termet si ky, duhet analizuar në periudhën kur kanë lindur pra para 100 viteve, dhe në ato kontekste të shqyrtohen, në një kohë kur popullsia shqiptare mbi 85 për qind jetonte në fshatra, 15 për qind në qytete ndërsa elita intelektuale gati e tëra vepronte nga jashtë’, tha Dauti.
 
Prof. Dr. Rizvan Sulejmani tha se Neoshqiptarizma lindi kur dallimi mes lindjes dhe perëndimit ishte aq i madh në çdo lëmi, ndërsa dy shtete Britania e Madhe dhe Franca kontrollonin mbi 80 për qind të territorit të botës.
 
‘Neoshqiptarizma ishte një lëvizje  e madhe dhe kishte për qëllim ndarjen mes medimit të lindjes dhe perëndimit, dhe u paraqit me qëllim të arritjes së qytetarisë dhe dijes. Rëfimi i ndërtuar i kombit shqiptar, si arratisje nga lindja bazuar në mitin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ishte një ide brilliante e rilindasve shqiptarë, nuk mund të gjesh një nyje më të mire lidhëse të një populate që ka një etni të përbashkët por që historia dhe fati i ka dënuar apo i ka shpërblyer që të jetë popull tre-religjioz’, tha Sulejmani.
 
Panel-diskutimin me temë “Neoshqiptarizma: dje dhe sot” e moderoi rektori i parë i UNT-së Prof.dr. Azis Pollozhani i cili tha se  neoshqiptarizma nënkupton rinjohjen e realitetit dhe nevojën për ndryshimin e tij,  që beson në fuqinë e ideve për ndryshimin e shoqërisë.

Universiteti "Nënë Tereza"

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Fotografia: Universiteti "Nënë Tereza"

QËNDRONI TË LIDHUR