• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNRVA: Operacioni ushtarak izraelit në vendkalimin Rafah rrezikon furnizimin me ndihmë për Gazën

UNRVA: Operacioni ushtarak izraelit në vendkalimin Rafah rrezikon furnizimin me ndihmë për Gazën

Gazë, 7 maj 2024 (MIA) - Agjencia e KB-së për ndihmë dhe punë me refugjatët palestinezë (UNRVA) sot paralajmëroi se përpjekjet për dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë mund të pengohen pasi trupat izraelite mëngjesin e sotëm morën kontrollin e anës palestineze të vendkalimit kufitar Rafah drejt Egjiptit.

“Ndërprerja e vazhdueshme e ndihmave dhe furnizimeve me karburant në vendkalimin Rafah do të ndalë përgjigjen thelbësore humanitare në gjithë Rripin e Gazës”, kumtoi UNRVA në platformën X.

Në komunikatë shtohet se "uria katastrofale me të cilën përballen njerëzit, veçanërisht në pjesën veriore të Gazës do të përkeqësohet nëse ato rrugë furnizimi ndërpritet".

Një zyrtar palestinez tha se e gjithë lëvizja atje u ndal kur tanket izraelite morën vendkalimin.

Si-en-en bëri apel deri te ushtria izraelite që të kumtojë planet për të siguruar dërgimin e ndihmave në Gazë.

Një burim i afërt me planet e Izraelit i tha Si-en-en-it se operacioni izraelit në Rafah do të jetë "shumë i kufizuar" dhe ka për qëllim mbajtjen e presionit ushtarak ndaj Hamasit për të rënë dakord për marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.

I njëjti burim thekson se operacioni nuk është një ndërhyrje e madhe në Rafah që Izraeli publikisht e kumton prej muajsh.

Para fillimit të këtij operacioni të fundit izraelit, Hamasi kumtoi mbrëmë se kishte rënë dakord për marrëveshje për armëpushim, ndërsa Izraeli vlerësoi se në atë dokument nuk janë plotësuar kërkesat bazë në negociata. 

foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR