• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Putini ndoshta me qëllim po i shtyn bisedimet për ndërprerje të zjarrit në luftën në Ukrainë

Tramp: Putini ndoshta me qëllim po i shtyn bisedimet për ndërprerje të zjarrit në luftën në Ukrainë

Uashington, 28 maj 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot deklaroi se presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, "ndoshta me qëllim po i shtyn negociatat për ndërprerje të zjarrit në luftën në Ukrainë" dhe e shprehi zhgënjimin e tij për shkak të bombardimit të përforcuar rus.

"Do të zbulojmë nëse po shtyn apo jo, ndërkaq nëse është ashtu, do të përgjigjemi pak më ndryshe", deklaroi Tramp para gazetarëve në Dhomën ovale.

Ai theksoi se nuk mund të thotë nëse Putini dëshiron ta prëfundojë luftën dhe se do t'i duhet rreth një javë për të marrë vesh. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR