Ambasadori francez në Prishtinë: Kosova mund të vetizolohet nëse nuk i dëgjin miqtë
- Ambasadori francez në Kosovë, Olivie Gero sot deklaroi se Kosova mund të vetizolohet nëse i injoron miqtë ndërkombëtarë dhe nuk i respekton obligimet që i ka ndërmarrë.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:07, 28 maj, 2025
Prishtinë, 28 maj 2025 (MIA) - Ambasadori francez në Kosovë, Olivie Gero sot deklaroi se Kosova mund të vetizolohet nëse i injoron miqtë ndërkombëtarë dhe nuk i respekton obligimet që i ka ndërmarrë.
"Porosia e parë është: Kosova nuk është e izoluar, përveç nëse izolohet vetë. Ju nuk jeni të izoluar. Ne, pesëshja (QUINT), vendet e tjera të BE-së kemi qenë duke e mbështetur Kosovën për vite me radhë. Së fundmi, e rilexova sërish këshillën tonë juridike për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2009, ku shpjegohej pse Franca e mbështeti Kosovën në vitin 1999, në vitin 2008”, ka thënë ai.
Ambasadori francez shtoi se mbështetja e vendit të tij është akoma e pranishme.
"Mbështetja gjermane është ende këtu. Ju nuk jeni të izoluar. Dhe Kosova nuk është një ishull. Ajo ndodhet në mes të një rajoni që vetë është pjesë e kontinentit. Pra, ju nuk jeni të izoluar, përveç nëse izoloheni vetë. Si izoloheni vetë? Duke mos i dëgjuar miqtë, duke kultivuar vetëmjaftueshmëri morale, duke gjetur të gjitha arsyet e mundshme për të mos respektuar angazhimet e mëparshme. Prandaj, lutja, ashtu dëgjoni miqtë tuaj", shtoi Gero.
Konferenca e organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, ku u diskutua ngërçi aktual politik në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe bllokimi i procesit të normalizimit me Serbinë.