Rusia propozon raund të dytë të negociatave të drejtpërdrejta me Ukrainën të hënën në Stamboll
- Rusia sot kumtoi se ka përpiluar "memorandum" paqësor në të cilin i cekë kushtet e veta prë ndërprerje të konfliktit me Ukrainën dhe do t'ia prezantojë Kievit në bisedimet e drejtpërdrejta në Stamboll të hënën e ardhshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:51, 28 maj, 2025
Moskë, 28 maj 2025 (MIA) - Rusia sot kumtoi se ka përpiluar "memorandum" paqësor në të cilin i cekë kushtet e veta prë ndërprerje të konfliktit me Ukrainën dhe do t'ia prezantojë Kievit në bisedimet e drejtpërdrejta në Stamboll të hënën e ardhshme.
"Delegacioni ynë, i kryesuar nga Vlladimir Medinski, është përgatitur ta prezantojë këtë memorandum delegacionit ukrainas dhe t'i japë sqarimet e nevojshme gjatë raundit të dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll të hënën, më 2 qershor", tha ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov.
Tani për tani nuk ka koment nga Kievi për kumtimin e palës ruse.
Përpjekjet diploamtike për ndërprerje të luftimeve u përshpejtuan në javët e fundit, m ç'rast të dyja palët u takuan në bisedimet e tyre të para ballë për ballë pas më shumë se tre viteve paraprakisht këtë muaj në Stamboll.
"Do të doja edhe njëherë ta shpreh falënderimin tonë drejt partnerëve tanë rusë për sigurimin e vendit mikpritës, siç konfirmoi dje ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan gjatë vizitës së tij në Moskë", shtoi Llavrov.
Medinski, politikolog rus dhe ish-ministër i Kulturës, e kryesoi ekipin negociues rus gjatë raundit të parë të bisedimeve të 16 majit. ab/