• e premte, 05 dhjetor 2025

KB: E përshëndesim raundin e dytë të paralajmëruar të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës

KB: E përshëndesim raundin  e dytë të paralajmëruar të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës

Nju-Jork, 28 maj 2025 (MIA) - Kombet e Bashkuara i përshëndesin të gjitha përpjekjet për përfundim të krizës ukrainase, deklaroi sot zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Stefan Dizharik.

"I përshëndesim të gjitha përpjekjet që do të çojnë drejt përfundimit të atij konflikti në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, në pajtim me Kartën e KB-së, në pajtim me të gjitha rezolutat relevante të KB-së dhe integritetin territorial të Ukrainës", tha Dizharik gjatë brifingut.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov sot deklaroi se delegacioni rus, i kryesuar nga Vlladimir Medinski, nihmës i presidentit rus, Vlladimir Putin, është i gatshëm t'i prezantojë Ukrainës memorandumin rus më 2 qershor në Stamboll për të gjitha aspektet e tejkalimit të shkaqeve themelore të krizës. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR