Tramp thotë se e ka paralajmëruar Netanjahun të mos e sulmojë Iranin
- Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi sot se e ka paralajmëruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu të mos urdhërojë sulm ndaj Iranit, duke cekur se kjo nuk do të "korrespondojë" me kohën e bisedimeve për marrëveshjen bërthamore me Teheranin.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:55, 28 maj, 2025
Uashington, 28 maj 025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi sot se e ka paralajmëruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu të mos urdhërojë sulm ndaj Iranit, duke cekur se kjo nuk do të "korrespondojë" me kohën e bisedimeve për marrëveshjen bërthamore me Teheranin.
"Kështu që, do të doja të jem i sinqert, po, e bëra atë", u tha Tramp gazetarëve kur e pyetën nëse i ka thënë Netanjahut në bisedën telefonike të javës së kaluar të mos ndërmarrë aksion ushtarak.
"Thashë se mendoj se nuk është adekuate për momentin".
Tramp shtoi se "kemi bisedime shumë të mira me Iranin". ab/
fotо ЕPА