Unioni panevropian: Maqedonia është e gatshme të fillojë menjëherë negociatat, një qasje e njëanshme që i mohon të drejtën për gjuhën dhe identitetin e saj është e pajustifikuar
- Një qasje e njëanshme që i mohon popullit maqedonas të drejtën për gjuhën dhe identitetin e saj dhe me të cilin pretendon se kombi maqedonas është krijuar përmes rrugës artificiale. Sipas kësaj logjike, mund të parashtrohet pyetja se "cili komb në Evropë nuk është artificial?". Nëse ndiqet perspektiva e tillë, do të hapë mosmarrëveshje të shumta ndërmjet Austrisë dhe Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës, Suedisë dhe Norvegjisë dhe ajo listë mund të vazhdojë ende më thellë në të kaluarën e largët. Le të dërgojmë një mesazh të fortë dhe të qartë, Maqedonia është një vend i pjekur dhe i përgatitur për fillimin e menjëhershëm të negociatave inkuadruese dhe për anëtarësim me të drejtë të plotë në BE. Maqedonia mund të shërbejë si model për vendet tjera në Evropën Juglindore, duke treguar se rruga drejt integrimit evropian është e realizueshme, tha sot sekretari i përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar Panevropian, Pavo Barishiq në konferencën ndërkombëtare "Diplomacia e biznesit - mënyrë për rritjen e ekonomisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar".
- Post By Sara Ademi
- 11:57, 17 janar, 2025
Shkup, 17 janar 2025 (MIA) - Një qasje e njëanshme që i mohon popullit maqedonas të drejtën për gjuhën dhe identitetin e saj dhe me të cilin pretendon se kombi maqedonas është krijuar përmes rrugës artificiale. Sipas kësaj logjike, mund të parashtrohet pyetja se "cili komb në Evropë nuk është artificial?". Nëse ndiqet perspektiva e tillë, do të hapë mosmarrëveshje të shumta ndërmjet Austrisë dhe Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës, Suedisë dhe Norvegjisë dhe ajo listë mund të vazhdojë ende më thellë në të kaluarën e largët. Le të dërgojmë një mesazh të fortë dhe të qartë, Maqedonia është një vend i pjekur dhe i përgatitur për fillimin e menjëhershëm të negociatave inkuadruese dhe për anëtarësim me të drejtë të plotë në BE. Maqedonia mund të shërbejë si model për vendet tjera në Evropën Juglindore, duke treguar se rruga drejt integrimit evropian është e realizueshme, tha sot sekretari i përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar Panevropian, Pavo Barishiq në konferencën ndërkombëtare "Diplomacia e biznesit - mënyrë për rritjen e ekonomisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar".
Siç përmendi Barishiq, Programi për bashkim evropian të Unionit panevropian i dha fund kontesteve të tilla të kota dhe i mundësoi BE-së të vendosej si forca më e suksesshme paqeruajtëse në botë më shumë se shtatë dekada. Kaluan dy dekada, përkujtoi, pasi Maqedonia mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim, por anëtarësimi është ngadalësuar nga pengesa të shumta.
"Vendi ka treguar se pengesa të tilla mund të kapërcehen duke mbajtur marrëdhënie të mira fqinjësore. Qytetarët e këtij vendi kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e kahmotshme me Greqinë dhe besojmë se do ta arrijnë edhe me Bullgarinë. Kjo konferencë është një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar domosdoshmërinë e forcimit dhe përshpejtimit të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, dhe "qytetarët e këtij vendi e kanë merituar atë me kontributin e tyre të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore". Forcimi i sigurisë dhe diplomacisë evropiane është në interesin e të gjithëve dhe mirëseardhja e Maqedonisë në BE do të kontribuojë në këtë qëllim. Le të mbështesim zgjerimin e BE-së duke sjellë Maqedoninë, dhe natyrisht edhe vendet e tjera të EJL-së që aspirojnë paqen dhe stabilitetin. Unë mirëpres këtu sot miqtë pan-evropianë nga Bullgaria dhe shpresoj se ata do të jenë në gjendje të sjellin dhe të lehtësojnë një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje të pashpjegueshme," vuri në dukje Sekretari i Përgjithshëm.
Ai paraprakisht e transmetoi edhe mesazhin e kryetarit të Unionit Ndërkombëtar Panevropian, Alen Terenoar.
"Kush mund ta kishte kuptuar se Sllovenia, ish republikë jugosllave, është anëtare me të drejtë të plotë në BE më shumë se 20 vjet, ndërsa Maqedonia, një republikë tjetër e tillë nga federata e njejtë, ende pret të pranohet. Unioni Panevropian e sheh këtë të pakuptueshme dhe të papranueshme, njejtë sikur që nuk mund të pranohet se vendet tjera kandidate të EJL-së mbeten në korridorin e BE-së. Në kohën e kërcënimeve globale në rritje, Evropa duhet të veprojë si një forcë dhe të mbrojë interesat e saj legjitime që janë thelbësore për pavarësinë e saj, kjo është edhe arsyeja pse BE-ja duhet të reformojë institucionet e saj për të arritur një qeverisje vërtet demokratike, efektive dhe të përgjegjshme", theksoi Barishiç.
Sekretari i përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar Panevropian e lavdëroi vendin se ka diplomaci proaktive dhe ambicioze të përkushtuar për avancimin e procesit eurointegrues.
Si biznesi edhe diplomacia mund të ndihmojnë dhe sa është e rëndësishme infrastruktura për realizimin e atij qëllimi, janë pyetjet në fokusin e konferencës së sotme ndërkombëtare që mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në Shkup. Përveç Barishiqit, fjalë hyrëse kishin edhe ambasadori Andrej Lepavcov, kryetar i Unionit Panevropian të Maqedonisë, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, si dhe Karlo Resler, deputet në Parlamentin Evropian dhe kryetar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut. sa/
foto/video: MIA