Teodor Jovevski e kapi kryqin e shenjtë në lumin Vardar në Shkup
- Teodor Janevski e kapi kryqin e shenjtë që sot është vendosur në ujërat e lumit Vardar në Shkup nga peshkopi Josif.
- Post By Besnik Shuki
- 13:05, 19 janar, 2025

Shkup, 19 janar 2025 (MIA) - Teodor Janevski e kapi kryqin e shenjtë që sot është vendosur në ujërat e lumit Vardar në Shkup nga peshkopi Josif.
Jovevski tha se është hera e parë që hidhet pas kryqit dhe shpreson se do t'i sjellë lumturi, ndërsa besimtarëve të tjerë u tha të besojnë në Zot.
Shënimi i festës së Epifanisë filloi në orën 9:00 në kishën e "Shën Mërisë", ku shërbeu peshkopi Josif. Pas përfundimit të liturgjisë, peshkopi Josif së bashku me klerikët, u nis drejt urës "Liria", ku e vendosi kryqin në lumin Vardar.
Siç deklaruan për MIA-n nga Dioqeza ortodokse e Shkupit, këtë vit në Shkup janë paraqitur mbi 220 qytetarë.
Sipas besimit, besimtarin që do ta kapë kryqin, do ta ndjek fat dhe bekim tërë vitin. Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me Jezu Krishtin, ndërsa besohet se me vendosjen e kryqit, ujërat bëhen shëruese. bsh/
Foto: MIA/Printskrin