• e shtunë, 22 shkurt 2025

Ka ndërruar jetë djaloshi, i cili u lëndua nga goditja me rrymë, pasi ka hipur në vagon

Ka ndërruar jetë djaloshi, i cili u lëndua nga goditja me rrymë, pasi ka hipur në vagon

Shkup, 19 janar 2025 (MIA) - Ka ndërruar jetë djaloshi 17-vjeçar nga Vollkova, i cili më 16 janar ka hipur në një cisternë-vagon dhe është goditur nga rryma.

"Për fat të keq, dhe krahas përpjekjeve maksimale të ekipeve mjekësore, jetën e ka humbur pacienti 17-vjeçar me djegie dhe lëndime të rënda", thonë nga KARIL.

Pacienti u trajtua në mënyrë multidisiplinare nga specialistë nga kirurgjia plastike dhe torakale në njësinë për trajtim intensiv, duke i marrë parasysh rezultatet nga të gjitha hulumtimet, parametrat dhe gjendjes së tij jashtëzakonisht të vështirë shëndetësore.

Në hekurudhën në komunën e Kisella Vodës, djaloshi ka hipur në cisternë-vagon, kur është goditur nga rryma.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për rastin sqaruan se cisterna është djegur, ndërsa djaloshi me automjet të Ndihmës urgjente, është dërguar në Qendrën emergjente. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR