Izet Mexhiti nga Struga paralajmëron investimin një milion euro për ujësjellësin
- Në një takim të mbajtur me strukturat e Lëvizjes Demokratike në Strugë për themelimin e degës së partisë në këtë qytet, zv.kryeministri i parë dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, përcolli mesazhe të rëndësishme për qytetarët dhe zhvillimin e Strugës.
- Post By Besnik Shuki
- 13:22, 19 janar, 2025

Strugë, 19 janar 2025
Në një takim të mbajtur me strukturat e Lëvizjes Demokratike në Strugë për themelimin e degës së partisë në këtë qytet, zv.kryeministri i parë dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, përcolli mesazhe të rëndësishme për qytetarët dhe zhvillimin e Strugës.
Duke theksuar përkushtimin e Lëvizjes Demokratike për qytetarët, Mexhiti tha:
“Për ne nuk ka dallim se kryetar i cilës parti është duke udhëhequr me komunat, ne kontribuojmë për qytetarët tanë, prandaj të njëjtën po e bëjmë edhe me komunën e Strugës që nuk e udhëheqim ne.”
Një nga pikat kyçe të takimit ishte njoftimi për një investim madhor në infrastrukturën e qytetit. Mexhiti bëri të ditur se qeveria, gjatë ditëve në vijim, do të hapë tenderin për përmirësimin e ujësjellësit në qendër të Strugës, një projekt që kap vlerën prej 1 milionë eurosh.
Ai gjithashtu nënvizoi se Struga i përket të gjithë shqiptarëve, duke theksuar:
“Ne kemi kërkuar hisen për Strugën tonë, sepse Struga nuk është as e BDI-së, as e Lëvizjes Demokratike, as e asnjë partie politike, por kjo është Struga e shqiptarëve.”
Takimi në Strugë shënon një tjetër hap për konsolidimin e Lëvizjes Demokratike dhe angazhimin e saj për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Mexhiti: VLEN po rregullon statusin e qindra të punësuarve të manipuluar për vota ndër vite nga BDI
Zëvendëskryeministri i parë dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në takimin me strukturat e partisë në Strugë për themelimin e degës lokale, theksoi angazhimin për zgjidhjen e çështjeve të mbartura ndër vite dhe kritikoi ashpër opozitën shqiptare dhe politikën e saj të kaluar.
“Nuk kanë të drejtë të flasin ata që për 20 vite kanë pasur pushtetin dhe nuk kanë arritur të kontribuojnë mjaftueshëm për shqiptarët. Ne jemi vetëm gjashtë muaj në qeveri dhe kërkojmë një mandat, jo 20 vite, për të treguar ndryshimin,” deklaroi Mexhiti.
Një prej vendimeve të rëndësishme që u prezantua ishte rregullimi i statusit të qindra të punësuarve me kontrata të përkohshme, të cilët ishin lënë në pritje dhe të manipuluar për qëllime politike.
“Ne sot kemi sjellë një vendim në qeveri për të zgjidhur statusin e qindra të punësuarve që i kanë lënë me vite në pasiguri, duke i manipuluar për vota. Ne veprojmë ndryshe – nuk kemi ardhur në pushtet për t’u hakmarrë, por për të sjellë drejtësi dhe stabilitet,” theksoi ai.
Duke kritikuar opozitën aktuale shqiptare, të cilën e quajti “të kapurit e Mijallkovit dhe Gruevskit”, Mexhiti nënvizoi se shqiptarët duhet të analizojnë faktet dhe të kuptojnë rrethanat aktuale.
“Imagjinoni se çfarë do të bënin ata në një qeveri ku VMRO dhe ZNAM do të kishin shumicën absolute prej 65 deputetësh,” tha ai.
Takimi në Strugë dëshmoi përkushtimin e Lëvizjes Demokratike për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një qasje gjithëpërfshirëse në shërbim të qytetarëve shqiptarë.
Izet Mexhiti: BDI po lëkundet, Lëvizja Demokratike kalon nga defanziva në ofenzivë
Zv.kryeministri i parë dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, deklaroi se BDI po përballet me rënie të mbështetjes dhe lëkundje të fuqishme, ndërsa Lëvizja Demokratike kalon nga strategjia mbrojtëse në sulmuese.
"Sot është momenti ku prej defanzivës kalojmë në ofenzivë. BDI-ja e listave të zeza dhe pa reforma po lëkundet, dhe këtë e dëshmojnë kalimet masive në rradhët tona, si në Saraj, Ohër dhe Strugë," theksoi Mexhiti gjatë themelimit të degës së LD-së në Strugë.
Izet Mexhiti: Për LD-në më e rëndësishme ishte bashkimi i opozitës shqiptare se sa organet partiake
Izet Mexhiti tha se Lëvizja Demokratike është subjekti i parë që nuk ka nxituar të formojë organet partiake, duke fokusuar energjinë në bashkimin dhe fuqizimin e opozitës shqiptare.
"Defekti nuk ka qenë te votuesit shqiptarë, por te opozita që për një dekadë i dha BDI-së pushtet pa legjitimitet, duke mos u bashkuar. Mbi 107 mijë vota të opozitës janë arritje historike dhe legjitime, falë këtij bashkimi,” tha Mexhiti.
Ai shtoi se tani, me një bazë të fortë dhe me qasje strategjike, LD po konsolidon pozicionin e saj si faktor kyç për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Lëvizja Demokratike
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.