• e shtunë, 15 shkurt 2025

Kryeministri Mickoski është takuar me pronarin e Rambëll Kris Pavllovski

Kryeministri Mickoski është takuar me pronarin e Rambëll Kris Pavllovski

Shkup, 19 janar 2025 (MIA) - Kryeminstri Hristijan Mickoski i cili në ditët në vijim do të jetë për vizitë pune në SHBA, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp në Uashington, sot kishte takim me Kris Pavllovskin pronarin e kompanisë Rambëll, ku një pjesë e strukturës aksioneve janë edhe Hauard Lutnik, ministri i ri i Ekonomisë si SHBA-së dhe XhD Vens, nënpresidenti amerikan, si pjesë e administratës së re të presidentit Tramp. 

"Drejt nga aeroporti në takim..., në Uashington pata një takim të gjatë jashtëzakonisht produktiv me mikun tim Kris Pavllovski, pronar i kompanisë Rambëll, ku pjesë e strukturës aksionere janë edhe Hauard Lutnik, ministri i ri i Ekonomisë i SHBA-së dhe XhD Vens, nënpresident i SHBA-së si pjesë e administratës së re të presidentit Tramp. Kapitali i Pavllovskit nga Forbes është vlerësuar në 1,2 miliardë dollarë, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk. 

Ai shton se në takimin është diskutuar për investimet e Rambëll në Maqedoni në pjesën e digjitalizimit. 

"Duke marrë parasysh që Kris është me origjinë maqedonase, Maqedonia është një temë që është gjithmonë pjesë e bisedave tona, kemi diskutuar për sfidat që janë pjesë e së tashmes, por edhe e së ardhmes. Ne luftojmë për përparimin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë dhe të atdheut", thotë Mickoski.

Kryeministri në inaugurimin do të jetë i shoqëtuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Politikës së Jashtme, Timço Mucunski, zëvëndëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe zëvendësministrja për çështje evropiane, Viktorija Trajkov. ls/

Foto: FB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR