Fetai në Gent: Të forcohet bashkëpunimi ekonomik me Belgjikën
- Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, mbajti fjalim në Gent të Belgjikës para anëtarëve të Klubit të Biznesit Belgjikë-Maqedoni e Veriut, në një ngjarje kushtuar bashkëpunimit mes Flandrisë Perëndimore dhe Komunës së Kumanovës.
- Post By Besnik Shuki
- 14:06, 19 janar, 2025

Shkup, 19 janar 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, mbajti fjalim në Gent të Belgjikës para anëtarëve të Klubit të Biznesit Belgjikë-Maqedoni e Veriut, në një ngjarje kushtuar bashkëpunimit mes Flandrisë Perëndimore dhe Komunës së Kumanovës.
Në fjalimin e tij, Fetai theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Belgjikës dhe Maqedonisë së Veriut, duke vënë theksin në bashkëpunimet e suksesshme në sektorin ekonomik. Ai veçoi rëndësinë e investimeve belge në Maqedoninë e Veriut, të cilat jo vetëm që kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale, por gjithashtu forcojnë lidhjet mes dy vendeve mike.
Ngjarja u pasurua nga pjesëmarrja e Hilde De Sedeler, kryetare e Klubit të Biznesit Belgjik-Maqedoni e Veriut, Johanes Hajdeker, këshilltar i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, si dhe Metodija Belevski, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Belgjikës.
Në fund, zëvendëskryeministri Fetai shprehu mirënjohje për organizatorët dhe pjesëmarrësit e ngjarjes, duke nënvizuar rëndësinë e promovimit të vlerave të biznesit të ndërsjellë dhe duke u uruar suksese të mëtejshme në avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. bsh/