• e premte, 20 dhjetor 2024

Ukraina phon se Rusia ka mjaft raketa dhe dronë për më shumë sulme

Ukraina phon se Rusia ka mjaft raketa dhe dronë për më shumë sulme

 Kiev, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria ukrainase konsideron se ushtria ruse ka mjaft raketa dhe dronë për të kryer sulme më serioze ajrore në Ukrainë, njoftoi DPA.

 "Disa muaj, rusët kanë grumbulluar raketa pikërisht për këtë qëllim - për sulme ndaj ndërtesave të banimit, qendrave tregtare dhe spitaleve", ka shkruar në Fejsbuk ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov.

 Ata mund t'i vazhdojnë këto sulme me stoqe, me ç'rast Umerovi tha se nuk parashikon mungesë.

 Në vitin e dytë të luftës, Rusia ndjeshëm e rriti prodhimin  e raketave, edhe krahas sanksioneve nga Perëndimi. Tani prodhon më shumë raketa, raketa lundrimi dhe drone sesa para luftës.

 

QËNDRONI TË LIDHUR