Uitkof kaloi pesë orë në Gazë për të "konfirmuar faktet" për situatën humanitare
- Përfaqësuesi special i SHBA-së për Lindjen e Afërt, Stiv Uitkof deklaroi se sot ka kaluar pesë orë në Rripin e Gazës, ku ka vizituar një nga qendrat e Fondacionit humanitar për Gazën (GHF).
- Post By Besnik Shuki
- 17:32, 1 gusht, 2025
Gazë, 1 gusht 2025 (MIA) - Përfaqësuesi special i SHBA-së për Lindjen e Afërt, Stiv Uitkof deklaroi se sot ka kaluar pesë orë në Rripin e Gazës, ku ka vizituar një nga qendrat e Fondacionit humanitar për Gazën (GHF).
"Qëllimi i vizitës ishte t'i jepet presidentit Donald Tramp fotografi e qartë për gjendjen humanitare, si dhe të ndihmohet në formulimin e planit për dërgesë të ushqimit dhe ndihmës mjekësore për popullatën në Gazë", publikoi Uitkof në X.
Ai deklaroi se gjatë vizitës "i ka konfirmuar faktet në terren", i ka vlerësuar kushtet dhe ka biseduar me përfaqësues të GHF-së të cilët në këtë moment menaxhojnë me distribuimin e ndihmës në rajon, publikoi "Tajms of Izrael". bsh/